Sherr për protestën dhe qeverinë/ Dudushi: Sillesh si emigrant i dorës së dytë! Shehaj: Militant

Sherr për protestën dhe qeverinë/ Dudushi: Sillesh si emigrant i dorës së dytë! Shehaj: Militant

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, dhe analisti Alban Dudushi janë përfshirë në një debat, të ftuar në emisionin ”Të Paekspozuarit”. Dudushi e ka cilësuar retorikën e Shehajt si hipokrizi. Sipas tij, Shehaj do të sillej ndryshe nëse do të ishte në Itali, ndërsa në Shqipëri mban një qëndrim tjetër ndaj protestave dhe nuk dënon dhunën. Dudushi: Çfarë më pengon mua te Agroni dhe kur e shoh në aktivitetin e tij në këtë revolucion? Mua më pengon se Agroni, po të ishte në Itali, po të ishte në Milano, këta të pakënaqurit do t’i kishte përballë. Këtu në Shqipëri del në krah të protestës, u bërtet policëve: “Ku mbaron protesta?”. Mua më duket njëlloj bipolarizmi politik. Nga njëra anë, në Itali sillet si italian dok,...