Sherr në stacionin e Treviglios, i riu shqiptar plagos rëndë me thikë marokenin! Shkak një vajzë

Sherr në stacionin e Treviglios, i riu shqiptar plagos rëndë me thikë marokenin! Shkak një vajzë

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Treviglio të Italisë, pasi dyshohet se ka tentuar të vrasë një 35-vjeçar me origjinë marokene. Ngjarja ndodhi të enjten në mbrëmje, pranë stacionit të trenit. Sipas hetimeve, dy burrat mbërritën në Treviglio me të njëjtin tren dhe nisën të debatonin. Në stacion i pritën edhe dy persona të tjerë, miq të 35-vjeçarit. Sipas prokurorisë, konflikti dyshohet se lidhet me një çështje xhelozie dhe me të dashurën e 35-vjeçarit. Një dëshmitar, pronari i një lokali pranë stacionit, tha se i kishte parë dy burrat duke u grindur që në momentin kur zbritën nga treni. Situata u përshkallëzua më pas, ndërsa në debat u përfshinë edhe persona të tjerë. Kamerat e sigurisë kanë filmuar një pjesë të përplasjes. Sipas hetuesve, 35-vjeçari...