Sherr në Përmet, policia nis hetimet

Sherr në Përmet, policia nis hetimet

POLICIA E SHTETIT Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit I. H., 40 vjeç dhe H. L., 53 vjeç, të dy banues në Përmet, pasi dje, dyshohet se janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Burimi: Argjiroja.net