Sherr mes të rinjve, plagoset një 19-vjeçar

Sherr mes të rinjve, plagoset një 19-vjeçar

Një konflikt mes disa të rinjve ka përfunduar me plagosjen e një 19-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite, në lagjen nr. 11 të qytetit të Korçës, ku i plagosur me thikë ka mbetur 19-vjeçari me iniciale M.A. Pak minuta pas ngjarjes, shërbimet e komisariatit kanë bërë të mundur kapjen e autorit, i cili dyshohet të jetë 23-vjeçari R.I. Autori i plagosjes u arrestua nga policia, pasi ka thyer edhe masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa gjatë kontrollit iu gjet edhe një sasi cannabis sativa. Sa i përket të plagosurit, 19-vjeçari po merr mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ka marrë një plagë në kofshë. Nga ana e policisë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.