Sherr mes “të fortësh” në burgun e Peqinit, kunati i Altin Hajrit godet me grusht vëllain e “Rrumit”

Sherr mes “të fortësh” në burgun e Peqinit, kunati i Altin Hajrit godet me grusht vëllain e “Rrumit”

foto ilustrim: julian gjoshi-altin hajri dhe rrumi i shijakut PEQIN- Një përplasje fizike mes të të paraburgosurve është regjistruar së fundmi në burgun e sigurisë së lartë në Peqin. Sipas raportimeve, në konflikt janë përfshirë Julian Gjoshi, kunati i Altin Hajrit, dhe Vullnet Muça, vëllai i Aleksandër Lahos, i njohur ndryshe si “Rrumi i Shijakut”. Por si raportohet të ketë ndodhur ngjarja? Sipas burimeve, sherri mes tyre ka ndodhur një javë më parë në ambientet e përbashkëta të institucionit. Mësohet se gjithçka ka nisur fillimisht me një debat verbal, i cili më pas ka degraduar në përplasje fizike. Po sipas raportimeve, Julian Gjoshi i është afruar Vullnet Muçës dhe e ka goditur me grusht. Megjithatë, deri më tani, motivet që çuan në këtë konflikt mbeten...