Sherr mes shqiptarësh në Gjermani

Sherr mes shqiptarësh në Gjermani

Një shtetas shqiptar 31-vjeçar është arrestuar në Mynih të Gjermanisë, i dyshuar për një sulm të rëndë ndaj një 29-vjeçari nga Kosova. I riu kosovar kishte mbetur i plagosur rëndë në fillim të muajit shtator, ndërsa policia arriti të identifikonte dhe të ndalonte të dyshuarin pas gati dy muajsh hetime. Sipas mediave gjermane që raportojnë sot, ngjarja ndodhi më 2 shtator 2026, rreth orës 01:55, në qendrën historike të Mynihut. Një 29-vjeçar me shtetësi kosovare, banues në rajonin e Starnbergut, u godit me një objekt të mprehtë në pjesën e sipërme të trupit. Autori u largua nga vendngjarja, ndërsa i plagosuri iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale urgjente dhe arriti të mbijetonte. Hetimet u morën përsipër nga njësia e specializuar për krimet kundër jetës. Pas mbledhjes...