Sherr me thika mes kushërinjve në Pogradec, njëri përfundon në spital, tjetri në polici
foto ilustruese POGRADEC- Një konflikt mes dy personave ka përfunduar me përdorimin e thikës mëngjesin e sotëm, në fshatin Proptisht të Mokrës. Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për një konflikt mes dy kushërinjve, B. Çela dhe M. Çela, debati mes të cilëve ka agravuar në përplasje fizike. Mësohet se si pasojë e përplasjes, ka mbetur i plagosur në shpatull shtetasi M. Çela, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, shtetasi tjetër është shoqëruar nga Policia. Dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive banale, megjithatë rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta, ndërsa priten detaje të reja në vijim./ZËRI
Burimi:
zeri.ai