Sherr me thika gjatë natës te ish-Parku në Tiranë, plagoset 26-vjeçari, në pranga 53-vjeçari (EMRAT)

Sherr me thika gjatë natës te ish-Parku në Tiranë, plagoset 26-vjeçari, në pranga 53-vjeçari (EMRAT)

foto ilustruese TIRANË- Një 26-vjeçar është plagosur me mjet prerës mbrëmjen e të dielës në zonën e ish-Parkut në Tiranë. Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë, pas një konflikti mes dy personave për motive të dobëta. Policia bën me dije se autori i dyshuar i plagosjes, 53-vjeçari Eduard Pelushi (Selmani), është arrestuar menjëherë pas ngjarjes. Ndëkorhë, i plagosuri Fabian Pitani është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi i policisë Tiranë/Informacion paraprak Më datë 06.09.2026, rreth orës 19:45, tek  ish-Parku, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, është goditur me mjet prerës shtetasi F. P., 26 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë...