Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Shërbimi i Provës sjell raport pozitiv për ish-deputetin/ Gjykata vendos sot për Salianjin
Burime konfirmojnë se raporti i Shërbimit të Provës ka qenë pozitiv, duke përforcuar kërkesën e paraqitur nga avokatët e Salianjit. Gjykata e Fierit do të vendosë për kërkesën e ish-deputetit Ervin Salianji për lirimin me kusht, pas seancës së sotme ku Shërbimi i Provës dorëzoi raportin e tij për sjelljen dhe përshtatshmërinë e Salianjit për këtë masë. Në seancën e shkuar u paraqit raporti i vlerësimit të sjelljes nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Fier, ku sipas avokatit të Salianjit, Ledio Braho, ka rezultuar pozitiv.