Shënohet 26-vjetori i hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë

Shënohet 26-vjetori i hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë

Sot shënohet 26 vjetori i çlirimit të Kosovës. 26 vjet më parë, më 12 qershor 1999, trupat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja, hynë në Kosovë. Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, njoftoi amerikanët se ushtria dhe policia serbe po tërhiqen nga Kosova. “Unë mund t’i raportoj popullit amerikan se kemi arritur një fitore për një botë më të sigurt, për vlerat tona demokratike dhe për një Amerikë më të fortë. Pilotët tanë janë kthyer në bazë. Sulmet ajrore janë pezulluar. Agresioni ndaj një populli të pafajshëm është frenuar dhe po kthehet prapa”, tha ai përmes një deklarate. Sipas tij rezultati do të...
Burimi: Vizionplus.tv