Shembja e godinës në Athinë! Zbardhen identitetet e shqiptarëve që humbën jetën, viktimat motër e vëlla

Shembja e godinës në Athinë! Zbardhen identitetet e shqiptarëve që humbën jetën, viktimat motër e vëlla

Një shpërthim i fuqishëm që shkaktoi shembjen e një godine në lagjen Plaka të Athinës ka lënë pas viktima dhe persona të zhdukur. Deri më tani janë nxjerrë dy trupa nga rrënojat, ndërsa katër persona vijojnë të rezultojnë të zhdukur, mes tyre edhe tre shqiptarë që ndodheshin në Athinë për turizëm. Autoritetet greke dyshojnë paraprakisht për një rrjedhje gazi natyror si shkak të shpërthimit, ndërsa operacioni i kërkim-shpëtimit vijon. Gjendet trupi i dytë, viktima një 77-vjeçar britanik Trupi i dytë është nxjerrë nga rrënojat e ndërtesës së shembur në rrugën “Lysikratous”, një ditë pas shpërthimit të fuqishëm. Fillimisht u raportua se viktima ishte një grua, por zëdhënësja e zjarrfikëses greke, Efi Papamvramopoulou, konfirmoi se bëhet fjalë për një burrë 77-vjeçar, shtetas britanik. Më herët, ekipet...