SHEHAJ SHEH GJYSMEN E KAOSIT: POLICIA DHUNOI STUDENTET, RAMA DOREHIQU
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka dënuar me tone të ashpra dhunën e policisë ndaj studentëve gjatë protestës në Tiranë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Në reagimin e tij publik, Shehaj e cilësoi ndërhyrjen e policisë si “brutale” dhe “barbare”, duke deklaruar se të rinjtë po protestojnë për një të ardhme ndryshe në Shqipëri. Por, ndërsa Shehaj e ka gjetur menjëherë përgjegjësin politik për pamjet e përplasjeve, një pjesë tjetër e skenave të protestës duket se nuk zë të njëjtën hapësirë në reagimin e tij: xhamat e thyer, bizneset e dëmtuara, orenditë e djegura dhe sulmi ndaj një bankomati, incidente të raportuara gjatë tubimit. Sigurisht, dhuna e policisë duhet të vlerësohet mbi bazën e pamjeve dhe fakteve, ndërsa çdo përdorim i paligjshëm...
Burimi:
ntv.al