Shehaj: PS po hanë kokat e njëri-tjetrit, SPAK të hetojë Ramën

Shehaj: PS po hanë kokat e njëri-tjetrit, SPAK të hetojë Ramën

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar pas deklaratave të Erion Veliajt për një takim me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, në burgun e Fierit. Veliaj pretendon se gjatë takimit është kërcënuar në emër të kryeministrit Edi Rama, ndërsa Shehaj e ka cilësuar këtë zhvillim si një përplasje të fortë brenda Partisë Socialiste. Në reagimin e tij, Shehaj tha se në PS po zhvillohet një përplasje mes figurave të saj, ndërsa pretendimet e Veliajt, sipas tij, tregojnë për një konflikt që po bëhet gjithnjë e më publik. Kreu i Partisë Mundësia iu referua edhe deklaratave të Veliajt për kujdesin që, sipas tij, kryeministri kishte treguar deri më tani ndaj kushteve të tij në burg, miqve dhe familjarëve. Shehaj pretendon se Rama i ka përcjellë...