Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Shehaj: Opozita e vërtetë në këto katër vite kam qenë unë, jo ata që bënë pazare me pushtetin (VIDEO)
👁11873
Kreu i Partisë Mundësia ka shpërndarë ditën e sotme një video në rrjetin e tij Facebook. Në mbishkrimin e videos, Shehaj shkruan se ‘opozita e vërtetë në këto katër vite ka qenë vetëm ai’. Në videon e publikuar Shehaj tregon 10 denoncimet e njohura që ai ka bërë gjatë mandatit të tij si deputet. Nga skandali i Onkologjikut deri tek mbetjet toksike, në video shihen rastet kur Shehaj publikon rastet. “Bujar Balla 39-vjeç, në datën 1 Shator humbi jetën për mungesë medikamentësh. Paratë e ilaçeve i keni të gjitha në xhepat tuaj”, shprehet në video Shehaj mbi rastin e Onkologjikut....