Shehaj ngre dyshimet: Përplasja Braçe Rama është lojë, vota për reformën do ta zbulojë
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka komentuar përplasjen publike të deputetit socialist Erion Braçe me mazhorancën lidhur me Reformën Territoriale. Shehaj e ka cilësuar qëndrimin e Braçes si një përplasje të inskenuar dhe tha se, sipas tij, kjo do të kuptohet nga mënyra se si do të votohet reforma në Kuvend. Shehaj argumentoi se mazhorancës i nevojiten 84 vota për miratimin e reformës, ndërsa aktualisht, sipas tij, disponon 85 deputetë. Ai tha se qëndrimi i Braçes do të testohet në momentin e votimit. “Tani e vërteta është që do ta zbulojmë shumë shpejt. Që kjo është e gjitha një lojë. Ramës i duhen 84 vota për të kaluar reformën territoriale. Ndërkohë ka 85. Por ka një mundësi që Braçe mos ta votojë reformën territoriale...
Burimi:
ntv.al