Shefi i zjarrfikëses Elbasan: Dy viktimat humbën jetën nga shpërthimi i gazit
“Njoftimi për ngjarjen është marrë rreth orës 14:30. Me mbërritjen në vendngjarje, efektivët konstatuan se zjarri kishte përmasa të mëdha, duke përfshirë katet e treta dhe të katërta të pallatit. Në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, e cila kishte vendosur perimetrin e sigurisë, ndërhyrja u përqendrua në evakuimin e banorëve dhe shuarjen e vatrave të zjarrit. Gjatë operacionit u bë i mundur evakuimi i më shumë se 10 personave, kryesisht fëmijë dhe të moshuar, përmes autoshkallës së emergjencës. Për shkak të dëmtimeve të shkallëve të brendshme të ndërtesës dhe bllokimit të hyrjes, ndërhyrja u realizua nga disa drejtime të objektit, duke përdorur mjetet dhe pajisjet përkatëse. Autoshkalla mundësoi nxjerrjen e banorëve edhe nga katet e sipërme, përfshirë katin e katërt dhe të pestë. Dy viktimat...
Burimi:
kohajone.com