Sheffield synon titullin “Qyteti i Kulturës 2029”, banorët shpresojnë për më shumë vëmendje ndërkombëtare
Sheffield është përzgjedhur në listën e ngushtë të qyteteve kandidate për titullin “Qyteti i Kulturës i Mbretërisë së Bashkuar 2029”, një vlerësim që banorët dhe përfaqësuesit lokalë e shohin si mundësi për të promovuar trashëgiminë kulturore, skenën artistike dhe potencialin turistik të qytetit. Krahas Sheffieldit, në garë janë edhe Blackpool, Milton Keynes dhe Wrexham. Qyteti fitues do të shpallet në majin e ardhshëm dhe do të përfitojë një fond prej 10 milionë paundësh për organizimin e një viti të pasur me aktivitete kulturore. Ndërkohë, secili prej katër qyteteve finaliste do të marrë të paktën 125 mijë paund për të zhvilluar elemente të programit të tij kulturor. Për shumë banorë të Sheffieldit, kandidimi përfaqëson një mundësi për ta vendosur qytetin më dukshëm në hartën kulturore të...
Burimi:
kultplus.com