SHBA me ambasador të ri në Tiranë pas 3 vitesh, Eric Wendt merr sot zyrtarisht detyrën
Ambasadori i ri i SHBA-së, Eric Wendt nis këtë të shtunë misionin e tij diplomatik në Shqipëri, duke pasuar Yuri Kim, e cila u largua nga Tirana në qershor të vitit 2023. Në orën 11:00, Wendt do të pritet nga Presidenti Bajram Begaj, të cilit do t’i dorëzojë letrat kredenciale. Pas ceremonisë, të dy do të zhvillojnë edhe një takim kokë më kokë. Që prej largimit të Yuri Kim, drejtimi i misionit diplomatik amerikan në Tiranë është mbajtur nga Nancy VanHorn, në cilësinë e të ngarkuarës me punë. I propozuar nga Presidenti Donald Trump dhe i konfirmuar nga Senati amerikan më 6 gusht, Eric Wendt mbërrin në Shqipëri me një karrierë të gjatë në fushën ushtarake dhe të sigurisë. Wendt ka më shumë se 34...
Burimi:
gijotina.com