SHBA: Krijojmë panelin e pavarur për sanksionet ndaj Iranit pas vetos së Rusisë dhe Kinës

SHBA: Krijojmë panelin e pavarur për sanksionet ndaj Iranit pas vetos së Rusisë dhe Kinës

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara, Mike Waltz, ka kritikuar ashpër Kinën dhe Rusinë për përdorimin e vetos kundër krijimit të një paneli ekspertësh të OKB-së, i cili kishte për qëllim monitorimin dhe zbatimin e sanksioneve të riaktivizuar ndaj Iranit. Në përgjigje të kësaj bllokade, Waltz njoftoi se SHBA do të formojë panelin e saj të pavarur.   Sanksionet snapback ndaj Teheranit, të krijuara sipas një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 2015, u rikthyen në fuqi në shtator 2025 pas akuzave se Irani kishte shkelur detyrimet e marrëveshjes së tij bërthamore. Kina dhe Rusia bllokuan rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, me gjithë faktin se më parë kishin votuar pro në gjashtë rezoluta të ngjashme. “Ne do të...