Sharon Stone në zi: Humb nënën e saj në moshën 91-vjeçare

Sharon Stone në zi: Humb nënën e saj në moshën 91-vjeçare

Aktorja e njohur hollywoodiane Sharon Stone po përjeton një moment të dhimbshëm, pasi nëna e saj, Dorothy Stone, është ndarë nga jeta, në moshën 91-vjeçare. Në një postim prekës në Instagram, Stone ndau me ndjekësit e saj një foto familjare ku shihet duke buzëqeshur pranë së ëmës në një divan, shoqëruar me një dedikim të shkurtër. Aktorja e përshkroi Dorothy-n si një grua “argëtuese dhe me komplekse”, duke theksuar dimensionet njerëzore të një nëne që jetoi një jetë të plotë, por jo të lehtë. Dorothy Stone ishte e martuar me Joseph Stone që prej vitit 1950, dhe çifti qëndroi bashkë...
Burimi: Argjiroja.net