‘Sfidë, cilësia e shërbimeve’, Cerenishti: Shteti të ndërhyjë, punonjësit të paguhen me pagë minimale kur mbyllet sezoni
Për operatorët turistikë, sezoni turistik nuk është aspak i lehtë për ta, sa kohë që sfida të mëdha i presin përgjatë verës. I ftuar në emisionin ‘Kush Paguan’, Fatos Cerenishti shprehet se sfida më e madhe për ta si operatorë turistikë është cilësia e shërbimeve. Sipas tij nuk mund të pretendosh të rrisësh çmimet, sa kohë që cilësia është në nivel të ulët. ‘Në qoftë se ne pretendojmë që të rrisim çmimet, do të thotë patjetër që të rrisim trajnimin e stafit, t'i bëjmë profesionistë ashtu siç e meritojnë strukturat me katër dhe me pesë yje, jo të marrim çdo vit amatorë’, theksoi Cerenishti. Një nga problemet është edhe transporti publik. Ne e themi se s'është ndonjë problem, ne i kemi loë-cost. Duan të ngrihemi,...
Burimi:
syri.net