Sfida me Serbinë, Kombëtarja kryen seancën stërvitore në “Air Albania”

Sfida me Serbinë, Kombëtarja kryen seancën stërvitore në “Air Albania”

Pas konferencës për shtyp të trajnerit Sylvinho, Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar seancën përfundimtare stërvitore në stadiumin “Air Albania”, siç ndodh zakonisht në prag të një ndeshjeje zyrtare. Në përfundim të stërvitjes, stafi teknik ka mbledhur të gjithë futbollistët në mes të fushës, ku ka dhënë udhëzimet e fundit taktike dhe motivuese për ndeshjen ndaj Serbisë. Për ditën e nesërme paradite është parashikuar vetëm një shëtitje relaksuese për lojtarët, përpara sfidës që do të luhet në orën 20:45. Të dyja ekipet do të mbërrijnë në stadium të paktën dy orë para fillimit të ndeshjes.
Burimi: Sot.com.al