Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!
👁11847
“Një ndeshje e bukur, që mund ta kishim fituar!”- ky është reagimi i parë i Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, pas sfidës Shqipëri-Serbi. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Duka thotë se kjo ndeshje, edhe pse pa gola, u karakterizua nga autoriteti dhe vetëbesimi i “kuqezinjve” në fushë. “I kishim të gjitha mundësitë për të marrë tre pikët, që do të kishin qenë të merituara nga ana jonë. Gjithsesi futbolli i tillë, jo gjithmonë prodhon rezultatin që meriton”, shkruan ai. Më tej, përgëzon djemtë e ekipit, trajnerin e Kombëtares, Syvinho dhe të gjithë stafin teknik.