Sezoni turistik, trafik i rënduar në qytetin e Beratit, problematike rruga pranë Osumit
Sezoni veror, ardhja e emigrantëve dhe e turistëve ka bërë që në në qytetin e Beratit të krijohet trafik i rënduar, veçanërisht në hyrje të qytetit në aksin mes dy urave, i njohur ndryshe si rrethrrotullimi i Ullirit, si edhe përgjatë rrugës pranë lumit Osum. Për normalizimin e kësaj situate, Policia Rrugore është vendosur në kryqëzimet dhe akset kryesore të qytetit. Situata është veçanërisht problematike për shkak të strukturës së qytetit, i cili përshkohet nga një aks kryesor, duke bërë që çdo ngarkesë e shtuar të reflektohet menjëherë në të gjithë rrugët.
Burimi:
sot.com.al