Sërish telashe financiare për Barcelonën, kampionët e Spanjës rrezikojnë një penalitet nga UEFA në Champions League

Sërish telashe financiare për Barcelonën, kampionët e Spanjës rrezikojnë një penalitet nga UEFA në Champions League

Barcelona përfundoi një sezon për t’u mbajtur mend edhe pse humbja në gjysmëfinalen e Champions League kundër Inter peshon në bilancin e vitit. Megjithatë, skuadra katalanase rrezikon të shohë të gjitha përpjekjet e saj të shkojnë dëm për shkak të parregullsive në Fair Play Financiar. Madje UEFA mund të ndërhyjë që në sezonin e ardhshëm me një penalitet për klubin spanjoll. Klubi i Joan Laporta kishte thyer tashmë rregulloret e vendosura nga bordi i Kontrollit Financiar të Klubeve të UEFA-s (CFCB) duke raportuar gabimisht fitimet dhe duke vuajtur kështu një gjobë prej 500,000 euro nga organi evropian i futbollit. Barcelona...
Burimi: Telesport.al