“Serie A është më e varfër pa Mourinho. Të gjithë flasin për të, edhe kur humbet”

“Serie A është më e varfër pa Mourinho. Të gjithë flasin për të, edhe kur humbet”

Salvatore Foti, ish-zëvendësi i José Mourinhos, ka folur për mikrofonët e “Sportitalia” lidhur me “Special One” dhe largimin e tij nga Serie A: “Mendoj se ka humbur më shumë Italia pa Mourinhon, jo e kundërta, sepse ai është një personazh që, pavarësisht rezultateve, bën gjithmonë të flitet për të. Kur ka qenë në Itali ka fituar gjithmonë. Me Interin e kujtojmë të gjithë, ndërsa me Romën kemi luajtur dy finale. Dhe kur flitet për ‘Conference League’ duke e nënvlerësuar… Fiorentina do të firmoste menjëherë për ta fituar, sepse është gjithmonë e vështirë. Në gjysmëfinale me ne ishin Feyenoord, Marseille dhe...