Seriali turk “Leyla” fiton çmimin ndërkombëtar “Emmy” për telenovelën më të mirë
Produksioni i kompanisë “Ay Yapim” fitoi çmimin në ceremoninë e zhvilluar në Nju Jork ndërsa në këtë kategori ishte nominuar edhe seriali turk “Uzak Şehir”. Seriali televiziv turk “Leyla” fitoi çmimin për telenovelën më të mirë në edicionin e 54-t të Çmimeve Emmy Ndërkombëtare, të mbajtur në Nju Jork, duke i shtuar sukseset e Turqisë në këtë garë televizive ndërkombëtare. I prodhuar nga kompania “Ay Yapim” seriali “Leyla” konkurroi me serialin tjetër turk të nominuar “Uzak Şehir” (Qyteti Larg), serialin brazilian “Garota do Momento” (Ajo është e vetmja) dhe sezonin e dytë të serialit spanjoll “Valle Salvaje” (Lugina e Egër). Turqia përfaqësohej me dy nga katër kandidatët e kësaj kategorie. Seriali “Uzak Sehir” është prodhuar nga kompania “AyNA Yapim”. I njohur në Turqi me titullin...
Burimi:
kultplus.com