Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar

Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar

Një rrjet tunelesh dhe hapësirash nëntokësore, disa qindra metra të gjata, është zbuluar nën monumentin e Shën Sofisë në Stamboll. Gërmimet dhe punimet për pastrimin e tyre vijojnë, ndërsa autoritetet presin që në të ardhmen të dalin në dritë edhe struktura të tjera. Zbulimi konsiderohet mjaft i rëndësishëm për një prej monumenteve më të vizituara të trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Shën Sofia është një ndërtesë madhështore e shekullit VI, e ndërtuar fillimisht si kishë mbi rrënojat e një tempulli romak. Më vonë u shndërrua në xhami, më pas në muze dhe, që prej viti-t 2020, përdoret sërish si xhami. Ndërtesa aktuale, objekti i katërt i kultit i ngritur në këtë vend, pas tempullit dhe dy kishave të mëparshme, u përfundua në vitin 537 pas Krishtit....