Sergej Esenin: Ti s’më do? S’të dhimbsem sado pak?

Sergej Esenin: Ti s’më do? S’të dhimbsem sado pak?

Ti s’më do? S’të dhimbsem sado pak?Nuk ta mbushkam syrin, apo si?Prapseprapë, ndizesh e merr flakë,Tek shtërngohesh supeve të mi. Mike epsh e tëra , lajka s’dua,As i vrazhdë nuk të sillem dot.Veç me thuaj, sa kështu si mua,Puthur e shtërnguar ke gjer sot! Unë e di, të gjithë hije u bënëDhe s’ta shuan zjarrin pa mbarim.Prehër pa u ulur ti s’ke lënë,Siç po rri tani në prehërin tim. Dhe në këto çaste, ndonjë tjetër,Sjell ndërmend ti, syçkat tek pulit.Mos pandeh se po mërzitem tepër.Tjeterkënd e kam dhe unë në shpirt. S’eshtë fat kjo lidhje mëndjelehtë,Po një flakë çasti. Veç ta dish,Siç të njoha rastësisht i qetë,“- Mirëmbetsh!”, – do të të them sërish. Edhe ti do marrësh udhën tënde,Do bësh pluhur ditën plot mërzi,Veçse,...