Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Serbia ndryshon mendje, vendos stadiumin ku do luhet ndeshja me Shqipërinë
👁12116
12 Qershor 2025 17:32 Telesport Sfida e kthimit Serbi-Shqipëri do të luhet në Beograd dhe jo në Leskovac, siç ishte përfolur më herët se mund të ndodhte, me qëllimin për të shmangur tensionet e derbit ballkanas. Vendimin e ka konfirmuar Federata e Futbollit të Serbisë, e cila përmes rrjeteve sociale se ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës kundër Anglisë më 9 shtator dhe Shqipërisë më 11 tetor do të luhen në stadiumin “Rajko Mitić” në Beograd. Ndërkohë ndeshja e raundit të fundit kundër Letonisë do të luhet në stadiumin “Dubočica”, në Leskovac.