Selanik/ Policia gjen gruan e vdekur e burrin 90 – vjeçar të plagosur – Enigma, u qëlluan nga dikush apo goditën njeri – tjetrin
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Selanik të Greqisë, ku një grua 80-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj në zonën e Chalastra-s. Për ngjarjen është arrestuar bashkëshorti i saj 90-vjeçar, ndërsa policia po heton rrethanat e paqarta të vdekjes. Trupi i të moshuarës u zbulua të shtunën nga vajza e saj, e cila njoftoi menjëherë shërbimet e urgjencës. Pas mbërritjes në banesë, policia konstatoi se gruaja kishte dëmtime në kokë. Brenda shtëpisë ndodhej edhe bashkëshorti i saj 90-vjeçar, i cili kishte plagë në kokë dhe në dorë. I moshuari, i cili vuan nga demenca, nuk ka mundur t’u japë hetuesve një shpjegim të qartë për atë që kishte ndodhur, as për vdekjen e bashkëshortes dhe as për plagët që kishte marrë...
Burimi:
syri.net