Selanik/ 47-vjeçarja denoncon partnerin shqiptar për dhunë dhe përdhunim

Selanik/ 47-vjeçarja denoncon partnerin shqiptar për dhunë dhe përdhunim

Një 47-vjeçare në Selanik ka denoncuar partnerin e saj 46-vjeçar për dhunë fizike dhe abuzim seksual. Ngjarja u zbulua pasditen e së premtes, kur efektivët grekë, gjatë patrullimit, vunë re gruan pranë automjetit, ku ndodhej edhe partneri i saj. Policia dyshoi se ajo ndodhej në një situatë të vështirë, pasi gruaja po u bënte shenja për t’u kërkuar ndihmë. Efektivët ndërhynë menjëherë dhe i shoqëruan të dy në komisariat, ku 47-vjeçarja denoncoi dhunën e ushtruar ndaj saj. Sipas dëshmisë së saj, partneri e kishte dhunuar fizikisht më herët gjatë asaj dite, si në pallatin ku banonin, ashtu edhe brenda automjetit të tij. Gjithashtu, ajo deklaroi se një ditë më parë, 46-vjeçari e kishte sulmuar dhe kishte kryer veprime seksuale ndaj saj pa dëshirën e saj....