Sekuestrohen pronat e një personi në Durrës, i bleu me paratë që djemtë përfitonin nga falsifikimi i dokumenteve

Sekuestrohen pronat e një personi në Durrës, i bleu me paratë që djemtë përfitonin nga falsifikimi i dokumenteve

Sekuestrohen pasuri të dyshuara të përfituara nga veprimtaritë kriminale. Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës bëri ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë, lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit, për konfiskimin e pasurisë në përdorim të shtetasit L. K.. Këtij shtetasi iu sekuestruan 1050 m2 truall, si dhe një objekt njëkatësh me oborr dhe pishinë. Pasuria iu dorëzua Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në prezencë të familjarëve të shtetasit L. K.. Nga hetimet e...