Sekuestrohen 10 mln euro pasuri të ‘Euro Beton’, Prokuroria: Administratori premtonte apartamente…

Sekuestrohen 10 mln euro pasuri të ‘Euro Beton’, Prokuroria: Administratori premtonte apartamente…

TIRANË-Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim italianin Giovanni Telesca, administrator i kompanisë ‘Euro Beton 2025’. Telesca akuzohet për tre vepra penale: mashtrim, fshehje të ardhurash dhe pastrim të produkteve të veprës penale. Në kuadër të hetimit, janë sekuestruar pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme me vlerë rreth 10 milionë euro, që i përkasin subjektit nën hetim  ‘Euro Beton 2025’.  Pasuritë e sekuestruara: Tokë arë, me sipërfaqe 560 m²;Pallat, me sipërfaqe 2780 m², si dhe 914 m² ndërtim;Tokë arë me sipërfaqe 1580 m²;Tokë arë me sipërfaqe 310 m²;Njësi, me sipërfaqe 71.5 m²;Tokë arë me sipërfaqe 63 m², në bashkëpronësi të shoqërisë “EURO BETON 2005” sh.p.k.Njësi, me sipërfaqe 61.6 m², vol. 30, fq. 52, ZK 8160;Njësi, me sipërfaqe 138.84 m², vol. 19, fq. 235, ZK 8180....