Sekretet e Michelangelos dalin në dritë pas 500 vitesh, zbulohet peneli i veçantë që përdori në kryeveprën e tij

Sekretet e Michelangelos dalin në dritë pas 500 vitesh, zbulohet peneli i veçantë që përdori në kryeveprën e tij

Një zbulim i ri në Kapelën Sistine në Vatikan ka hedhur dritë mbi teknikat e veçanta të përdorura nga Michelangelo për realizimin e kryeveprës së tij “Gjykimi i Fundit”. Gjatë një ndërhyrjeje të posaçme mirëmbajtjeje, të zhvilluar në muajt shkurt dhe mars, restauruesit zbuluan se artisti përdorte në mënyrë sistematike një penel me disa maja, në formën e një krehëri, për të aplikuar ngjyrën mbi suva. Bëhet fjalë për një instrument që mendohet të jetë projektuar dhe realizuar nga vetë Michelangelo. Zbulimi u bë gjatë punimeve të kryera nga Laboratori i Restaurimit i Muzeve të Vatikanit, të cilat kishin si qëllim pastrimin e murit të altarit të Kapelës Sistine nga depozitat e krijuara ndër vite. Megjithatë, ndërhyrja bëri të mundur edhe zbulimin e teknikave të...