Sekretari i Përgjithshëm i FIBA në Tiranë, takim me Presidentin e FSHB Avni Ponari

Sekretari i Përgjithshëm i FIBA në Tiranë, takim me Presidentin e FSHB Avni Ponari

Presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit, z. Avni Ponari dhe drejtues të FSHB pritën sot një vizitë zyrtare të z. Andreas Zagklis, sekretar i Përgjithshëm i FIBA. Z. Zagklis shoqërohej nga Michael Konecny, drejtor i Federatave nacionale në FIBA. Në hapje të takimit z. Zagklis i dhuroi z. Ponari një tablo me një dokument autentik në përkujtim të 80-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në FIBA. Në qendër të bisedës ishin interesi i madh për basketbollin e moshave të reja, për basketbollin e grave dhe vajzave dhe veçanërisht për turnetë 3 kundër 3. Z. Ponari paraqiti një panoramë të plotë të pjesëmarrjes së rregullt të Shqipërisë në aktivitetet ndërkombëtare prej mëse një dekade, si edhe për aktivitetet e shumta të ndërmarra nga Federata, veçanërisht për t’u...