Seanca plenare, PD kërkon ndryshimin e rendit të ditës: Rama të japë shpjegime për situatën në SHISH

Seanca plenare, PD kërkon ndryshimin e rendit të ditës: Rama të japë shpjegime për situatën në SHISH

Partia Demokratike kërkon ndryshimin e rendit të ditës së seancës plenare të Kuvendit të 24 shtatorit, duke kërkuar që në fokus të jetë situata e krijuar në Shërbimin Informativ Shtetëror pas masave të sigurisë ndaj drejtores së SHISH, Vlora Hyseni. Kërkesa është depozituar nga kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i cili kërkon heqjen nga rendi i ditës të dy interpelancave urgjente me ministrin e Mjedisit, Sofjan Jaupaj, dhe ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro. Në vend të tyre, PD kërkon të shtohet një pikë me titull: “Kontroll dhe debat parlamentar me Kryeministrin Edi Rama lidhur me situatën e rëndë në Shërbimin Informativ Shtetëror.” Në kërkesën drejtuar kryetarit të Kuvendit, Bardhi i referohet njoftimit të SPAK të datës 22 shtator, sipas të cilit ndaj...