Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Seanca në GJKKO, i penduari Erion Alibej rrëfen për masakrën e Bradasheshit
👁8916
Ditën e sotme u zhvillua në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, seanca e radhës e dosjes “Plumbi i Artë”. Bashkëpunëtori i drejtësisë, Erion Alibej ka dhënë dëshminë e tij, ku ka rrëfyer momentin kur ka ndodhur masakra e Bradasheshit, në të cilën humbën jetën vëllai i tij, Endrit Alibej, xhaxhai Arben Dylgjeri dhe një person tjetër me nënshtetësi turke, Erdal Durunay. Ngjarja në fjalë ndodhi në dhjetor të 2018-ës, vit në të cilin, Erion Alibej dëshmoi se kishte vendosur që të vinte në Shqipëri përfundimisht. Para togave të zeza, ai ka rrëfyer se çfarë ndodhi natën e 29 Dhjetorit...