No Image Available

Scoop i rremë për ndotjen në Vjosë: Pamjet e deputetes Dhima tregojnë ligatina, jo naftë

Disa media online dhe kombëtare kanë raportuar gabimisht ditën e sotme për një ndotje me naftë në grykëderdhjen e Vjosës, bazuar në një video të shpërndarë nga deputetja e PS-së në Fier, Antoneta Dhima. Në pamjet ajrore të publikuara prej saj, disa media kanë interpretuar zonat e errëta në ujë si gjurmë ndotjeje nga hidrokarburet.Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave" Megjithatë, ekspertë sqarojnë se ato zona nuk janë të ndotura me naftë, por janë ligatina të cekëta me fund rëre dhe bimësi nënujore, të cilat në stinën e verës marrin një ngjyrë të errët për shkak të avullimit të ujit dhe uljes së nivelit, si dhe pranisë së algave dhe lëndëve organike (tanina, humus). Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI” Në fund të videos...