Burimi:
Sarandaweb.net

Foto © Sarandaweb.net
Saranda çel sezonin veror 2025 me “Saranda Fish Festival” – VIDEO
👁12275
Saranda çel sezonin veror me “Saranda Fish Festival” – Një festë shijesh dhe miqësie mesdhetare Saranda ka çelur zyrtarisht sezonin turistik me edicionin e dytë të “Saranda Fish Festival”, një event kulinar që po kthehet në një traditë të dashur për qytetin bregdetar. Nën tingujt e muzikës dhe aromën karakteristike të kuzhinës së detit, bulevardi i Sarandës u mbush me qytetarë dhe turistë të shumtë, të ardhur për të shijuar atmosferën e festës. Këtë vit, festivali mori një vëmendje të veçantë falë pjesëmarrjes së një delegacioni zyrtar nga qyteti francez i Mentonit, një ndër qytetet më të...