Saranda Bogujevci pret fitueset e “Akordeve të Kosovës” 2026, diskuton me drejtueset e RTK-së dhe festivalit për vazhdimësinë e tij
Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka pritur në takim Troja Bicurrin dhe Dalina Haxhiun, fitueset e Festivalit të Këngës “Akordet e Kosovës” 2026. Gjatë takimit, Bogujevci ka biseduar me dy fitueset për përvojën e tyre në festival, përgatitjet dhe emocionet e ngjitjes në skenën e “Akordeve të Kosovës”. Ndërkaq, në një diskutim me drejtoreshën e RTK-së, Zana Spahiu, dhe drejtoreshën e festivalit, Arta Avdiu, fokusi ishte te organizimi dhe puna e realizuar në edicionin e sivjetmë, si dhe vazhdimësia e festivalit në vitet e ardhshme. “Diskutuam për organizimin dhe punën e bërë në edicionin e sivjetmë, si dhe për vazhdimësinë e ‘Akordeve të Kosovës’ në vitet e ardhshme”, ka shkruar Bogujevci në postimin e saj. Në fund, ministrja u ka uruar Troja Bicurrit...
Burimi:
kultplus.com