No Image Available

Sara Mila-Berishës: Ty të thërrasin shpirtrat e 26 të vrarëve në Gërdec

Përplasjet verbale mes mazhorancës dhe opozitës kanë vijuar edhe gjatë seancës së sotme plenare, ku në qendër të debatit u vendosën Sali Berisha dhe deputetja socialiste Sara Mila. Kreu i Partisë Demokratike iu drejtua deputetes me epitete personale, duke e quajtur “princesha e Kodrës së Kuajve” dhe duke i kërkuar të denonconte ato që ai i cilësoi si të vërteta. Berisha i tha gjithashtu se nuk duhet ta niste karrierën politike në këtë mënyrë. Mila nuk e la pa përgjigje deklaratën e kreut të opozitës. Ajo e akuzoi Berishën për standard të dyfishtë, pasi, sipas saj, ai i kërkon asaj të dorëzojë mandatin parlamentar, ndërkohë që nuk zbaton të njëjtin standard për veten. Në kundërpërgjigjen e saj, deputetja socialiste përmendi tragjeditë e Gërdecit, 21 Janarit...