Korreshi shpërthen në Kuvend: Po na kap korrenti njerëzit çdo ditë, ju shihni flokët me xhel
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka kritikuar ashpër projektbuxhetin 2027, duke vënë në fokus shpërndarjen e fondeve për Bashkinë e Lushnjës dhe mungesën e investimeve në infrastrukturë dhe shëndetësi. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Korreshi ironizoi mungesën e kryeministrit Edi Rama dhe të disa ministrave në sallë, duke thënë se seanca po zhvillohej si një mbledhje e Asamblesë së Partisë Socialiste. Deputeti u ndal te fondet e parashikuara për Lushnjën, duke pretenduar se për rritjen e pagave në bashki janë planifikuar rreth 120 milionë lekë, ndërsa për rrugët vetëm 9 milionë. Ai e cilësoi këtë raport si tregues të shpërndarjes së pabarabartë të investimeve dhe akuzoi mazhorancën se po favorizon punësimet politike, ndërsa nevojat e qytetarëve mbeten pa zgjidhje. “Lushnja prapë me opinga!”,...
Burimi:
ntv.al