Sanilevich bëhet gati për kulla në Tiranë
Biznesmeni izraelit Saniel “Sani” Sanilevich duket se ka hedhur hapat e parë zyrtarë për të hyrë fuqishëm në tregun e ndërtimit të kullave të larta në Shqipëri. Më 14 tetor 2026, në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) është regjistruar zyrtarisht një kompani e re e quajtur “Needle Tower SHPK”. Kompania ka si objekt aktiviteti projektimin, zhvillimin dhe ndërtimin e objekteve civile, tregtare dhe rezidenciale. Aksioneri i saj është pikërisht Saniel Sanilevich, përmes kompanisë Sea Sun Capital. Në krye të kompanisë si administratore e saj është emëruar Elle Goren (Elle Hefets Goren), e cila njihet botërisht si Drejtoresha e Operacioneve e kompanisë së Sanilevich, Sanilevich Real Estate and Entrepreneurship në Izrael. Fakti që krahu i djathtë i Sanilevich dhe partnerja e tij e ngushtë në biznes...
Burimi:
sot.com.al