Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Samiti i VI-të i Komunitetit Politik, Rama ndan ‘buqetën’ me shkrepjet më pikante nga eventi
👁9312
Samiti i VI-të i Komunitetit Politik të Europës në Tiranë mbaroi, por jo emocionet dhe përshtypjet që ai la pas si në botën mbarëshqiptare, ashtu edhe në korridoret politike dhe mediatike. Përtej diskutimeve të rëndësishme që lidheshin me situatën gjeopolitike në rajon, NATO, lufta në Ukrainë, siguria e mbrojtjes dhe marrëveshjet ndërpalëshe, ajo që ra në sy ishin edhe detajet pikante. Nga “shiu anglez” që e ‘solli’ kryeministri britanik Keir Starmer, dhe deri tek atletet me yllin europian të kryeministrit Edi Rama apo gjunjëzimin në shenjë kortezie dhe respekti të kryesocialistit ndaj kryeministres italiane Giorgia Meloni në tapetin e kuq....