Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Samiti Europian/ Vizita e parë e një kryeministri britanik në Shqipëri, Keir Starmer pritet nga Rama (Video)
👁12573
Pas vizitës në presidencë, Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer ka mbërritur në kryeministri, ku është pritur nga kreu i qeverisë Edi Rama. Sipas njoftimeve pritet të firmosen dhe disa marrëveshje strategjike mes dy vendeve. Kryeministri britanik Keir Starmer dhe kryeministri Rama pritet të dalin në një konferencë të përbashkët. Britania e Madhe do të intensifikojë përpjekjet për të luftuar rrjetet kriminale në mbarë Ballkanin Perëndimor, të cilat lehtësojnë migrimin e paligjshëm, deklaroi të enjten kryeministri Keir Starmer, vetëm disa ditë pasi ai njoftoi një paketë të gjerë reformash për të reduktuar migrimin e ligjshëm.