Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Samit Laporta-Zahavi-Flick për rinovimin e trajnerit, marrëveshje deri më 2027
👁11222
Fitorja ndaj Real Madridit (4-3), që praktikisht i siguroi Barcelonës titullin e La Liga-s, duke përmbyllur kështu një sezon spektakolar, pas triumfit në Superkupë dhe Kupën e Mbretit, gjithashtu ndaj “Los Blancos”, erdhi e shoqëruar me një tjetër lajm të madh. Pas “El Clásico” në Montjuïc, Hansi Flick, i shoqëruar nga agjenti i tij Pini Zahavi dhe disa miq, darkoi në restorantin “Botafumeiro”, një nga perlat gastronomike të qytetit të Barcelonës. Aty, trajneri jo vetëm që festoi fitoren ndaj Real Madridit, të katërtën e sezonit në po aq përballje, por edhe vulosi qëndrimin e tij te Barça deri në qershor...