Sam Shure dhe artistë shqiptarë sollën energjinë e Berlinit në Tiranë
Muzika elektronike, arti bashkëkohor, ekspozita, tradita dhe gastronomia gjermane ishin pjesë e jetës kulturore të Tiranës gjatë pesë ditëve të Javës Kulturore Gjermane 2026. Aktivitetet u zhvilluan nga 2 deri më 6 tetor, duke sjellë një program të larmishëm për publikun shqiptar dhe duke krijuar hapësira për njohjen dhe përjetimin e kulturës gjermane në kryeqytet. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja përmes një postimi në rrjetet sociale, tha se Java Kulturore Gjermane kulmoi me Park Party, ku Sam Shure dhe artistët shqiptarë sollën energjinë e Berlinit në zemër të Tiranës, duke e kthyer Parkun Europa në një pistë të madhe kërcimi nën qiell të hapur. “Një festë e muzikës dhe kulturës urbane që bashkoi dy skena artistike dhe dëshmoi fuqinë e kulturës për...
Burimi:
kultplus.com