Salianji: Rama shpërblen policët për të dhunuar fëmijët e shqiptarëve dhe për të mbajtur pushtetin
Ish deputeti demokrat, Ervin Salianji ka deklaruar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se do të japë 2500 euro shpërblim për të gjithë efektivët që kanë qenë në vijën e parë të frontit gjatë protestës studentore. Në një reagim në rrjete sociale, ish ligjvënësi shprehet se kryeministri po jep para nga taksat për të inkurajuar policinë për të dhunuar të rinjtë dhe të rejat që kanë dalë në shesh duke kërkuar largimin e tij nga posti. “Edi Rama sot nuk po shpërblen policinë, por po blen besnikërinë e saj për të mbrojtur pushtetin dhe për t’iu shmangur llogaridhënies. Po i nxit me pagesë shtesë në kulmin e përplasjeve ku koston në emër të pushtetit po e marrin punonjesit e policisë e ku shumë policë po...
Burimi:
gijotina.com