Burimi:
Telesport.al

Salah largohet përfundimisht, Liverpool gati 140 mln euro për yllin e Real Madrid
👁11968
6 Prill 2025 12:34 Telesport E ardhmja e Mohamed Salah nuk është më Liverpool. Sulmuesi egjiptian në verë do të largohet përfundimisht me parametra zero nga “Anfield”. Liverpool po përgatitet për largimin e egjiptianit dhe ka gjetuar pasuesin e tij. Fichajes raporton se klubi anglez ka gati 140 mln euro për yllin e Real Madrid, Rodrygo. 24-vjeçari brazilian po shkëlqen në Madrid dhe trajneri Arne Slot e vlerëson shumë për cilësitë e tij në ofensivë.